22 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

22 banesa rezultojnë të dëmtuara në Klos, Gurrë dhe Xibër nga tërmeti me magnitudë 4.7 që ra mbrëmjen e së dielës me epiqendër në Xibër.

Mëngjesin e sotëm ka patur mbledhje të Shtabit të Emergjencave në Bashkinë Klos ku u bë bilanci i dëmeve të raportuara.

Nga lëkundjet sizmike të mbrëmshme nuk ka persona të lënduar.

*Tibo News