2023-shi me rekord shtrimesh në spitale që pas Covid

Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pandemia e Covid-19 uli ndjeshëm shtrimet në spitale në vitin 2020 dhe 2021, por në dy vitet e fundit shifrat janë rritur.

Të dhënat tregojnë se në 2023-shin ka pasur rreth 308 mijë pacientë të shtruar, pra gati 11% më shumë sesa në vitin 2022.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” e ka pritur numrin më të lartë të shtrimeve. Ndryshe nga një vit më parë, pacientët kanë qëndruar më pak kohë të shtruar në spital.

Mesatarja e ditë qëndrimit mesatar për vitin 2023 është 3.8 ditë, ndërsa në vitin 2022 ishte 4 ditë.

Sa i përket kontrolleve në qendrat shëndetësore, për vitin e kaluar janë shtuar me 3%, ose e pëekthyer në shiframe 7,342,096 vizita.

Shumica janë në zonat urbane, por rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2022 e kanë pësuar vizitat në zonat rurale, me rreth 6%.