2023 nis mbarë për bujqësinë

2023 nis mbarë, veçanërisht për bujqësinë shqiptare.

Perimet vijojnë të jenë kryefjala e tregtisë së jashtme.

Kushtet e favorshme klimaterike kanë bërë që prodhimet bujqësore të fermerëve të dalin më shpejt në treg në krahasim me shumicën e vendeve të tjera.

Të dhënat e INSTAT kanë treguar se në muajin janar të këtij viti Shqipëria ka eksportuar më tepër zarzavate në vlerë dhe sasi sesa një vit më parë.

Konkretisht Shqipëria ka eksportuar 200 ton më tepër perime, e përkthyer në vlerë kap shifrën e 50 milionë lekësh.

*Tibo News