20-vjeçari shqiptar në Itali humb tragjikisht jetën në aksident

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në Padova ditën e djeshme.

Sipas mediave italiane, viktima është A. Vocaj i cili po udhëtonte me motor teksa për shkaqe ende të paqarta, humbi kontrollin dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës.

Ai u përplas me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar italian, i cili nuk mundi të shmangte përplasjen me motorin.

I riu shqiptar ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Dyshimet paraprake janë se 20-vjeçari mund të ketë përfunduar në anën e kundërt të rrugës pasi u godit nga një makinë tjetër, megjithatë hetimet për rastin vijojnë.

Nuk përjashtohet as mundësia e një manovre të gabuar apo që i riu shqiptar mund të jetë ndjerë keq papritur.