20 shenjat që tregojnë se burri po të tradhton!

Dyshimi nuk i shërben një lidhjeje apo nje martese, por disa e kanë të tepruar, disa nga pasiguritë dhe të tjerë me plot të drejtë! Ekspertët kanë analizuar me mijëra raste të tradhtive nëpër botë dhe nëse kërkon të gjesh prova, këto indicie mund të të ndihmojnë të zbulosh të vërtetën edhe pse nuk janë absolute, por ja pse vlen dyshimi:

1-Nuk i bëjnë më përshtypje dhuratat apo surprizat e tua. Madje nuk marrin mundimin t’i hapin me pretekstin se do i shikojë më vonë.

2-Të akuzojnë shpesh për tradhti, kjo për shkak se duan të mbulojnë tradhtinë e tyre, duke zgjedhur metodën manipulative.

3-Bëhet më gjykues për lidhjen apo martesën. Kjo për të justifikuar tradhtinë si pasojë e një martese jo të lumtur.

4- Martesa juaj po shkon më mirë se kurdoherë. Kjo pasi atij nuk i intereson më asgjë përreth dhe mundohen të mos shqetësohen nga sjellja e gruas apo ngjarjet që ndodhin në martesë.

5-Fillon të kujdeset me shumë për veten. Papritur vendos të ndryshojë gardërobën, të hedhë më shumë parfum.

6- Nuk flet më shumë me ty. Kjo sepse nuk kanë marrë atë feedback kur kanë treguar një histori dhe tashmë preferon që gjërat t’i ndajë me dikë tjetër. Mos harroni që çelësi i një marrëdhënie të shëndetshme është komunikimi.

7-Ai shmang bisedat sa herë që ti tenton të flasësh me të apo të debatosh. Në të shumtën e rasteve bëhet nervoz dhe largohet.

8-Refuzimi në shtrat. Nëse thotë se ndihet i lodhur apo i stresuar shpesh herë natën kjo do të thotë se ai ka gjetur ngushëllim diku tjetër. Joshjen dhe intimitetin mund ta zbehë vetëm nëse kryen marrëdhënie me dikë tjetër.

9-Tregon mungesë respekti, ku si rrjedhojë tregon mungesë respekti edhe ndaj martesës. Madje fillon të thotë fjalë apo ofendime që nuk i ka thënë më parë.

10-E ruajnë telefonin ‘si sytë e ballit’, duke u përpjekur ta mbajnë atë gjithë kohën në xhep apo duke mos lejuar ta prekësh.

11-Pëlqen fotot e dikujt sa herë poston. Jemi në epokën e internetit ndaj qëndro vigjilent se fotot e kujt pëlqen më shume dhe sa herë i jep like.

12-Insiston që ti të ikësh me pushime diku, me pretekstin se do të ndihesh mirë dhe se ke nevojë të relaksohesh. Me pak fjalë këtkon të shijojë i qetë aktet e tradhtisë.

13-Hap një tjetër llogari bankare, për të fshehur shpenzimet e darkave dhe qëndrimet në hotele.

14-Ndjesia. Rrallëherë ndodh që ta ndjesh se diçka nuk po shkon mirë dhe të mos jetë e vërtetë. Nëse mendon se po të tradhton edhe pa pasur prova por thjesht duke e ndjerë, me gjasë ai po të tradhton.

15-Miqtë e tij sillen ndryshe me ty, shumicën e kohës shmangen të përgjigjen në telefon ose ndryshojnë mënyrën e komunikimit, duke mos qenë më të hapur e të sinqertë.

16-Ndryshon rutinën e përditshmërisë. Nëse ben plane dhe ai thotë se ka bërë plane tashmë, kjo tregon se ai po planifikon me dimë tjetër.

17-Ka tradhtuar më parë. Një që tradhton një herë mundet ta bëjë sërish dhe gjithmonë. Si ajo shprehja: ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron.

18-Fillon të përdorë më shpesh mediat sociale. Nuk është vetëm tek tradhtia por sshtë fillimi i ndryshimit të tij duke qëndruar më shumë në rrjetet sociale.

19-Të tregon gjëra që i ka treguar edhe më parë. Kjo sepse ai mendon se nuk ka treguar, sepse ngjarjet e fundit i lidh me përsonin që të tradhëton.

20-Masat mbrojtëse, nëse nuk i keni përdorur më parë dhe papritur gjen një prezervativ në makinën apo në pantallonat e tij, me siguri është tradhti.

Ka shumë indicie të tjera që tregojnë se kemi të bëjmë me tradhti, por fundja le të shpresojmë që të mos jenë të vërteta, edhe pse dyshojmë…