
2 dekadat e Julia Roberts pa komedi romantike, ja arsyeja
Aktoren e njohur, Julia Roberts, prej dy dekadave nuk e kemi parë në asnjë komedi romantike.
Ajo pranoi se ishte vendim i vetëdijshëm nga ana e saj dhe kjo ka ardhur sepse nuk ka gjetur asgjë mjaftueshëm të mirë që t’i përshtatej.
Në një intervistë për “New York Times Magazine”, 54-vjeçarja u shpreh se njerëzit ndonjëherë e keqkuptojnë mungesën e saj, duke menduar se ajo nuk ka dashur të luajë më në komeditë romantike.
“Nëse do të kisha lexuar diçka që mendoja se ishte niveli i shkrimit “Notting Hill” ose në nivel argëtues me “My Best Friend’s Wedding”, do ta bëja. Kjo nuk ndodhi deri në këtë film, që sapo bëra unë (Ticket to Paradise) që Ol Parker shkroi dhe drejtoi.”
Gjatë intervistës, Roberts tha gjithashtu se familja e saj është një tjetër arsye pse ajo mendon dy herë përpara se të marrë pjesë në një projekt në ekran.
“Këtu është çështja. Nëse do të mendoja se diçka ishte mjaft e mirë, do ta kisha bërë atë. Por kam pasur edhe tre fëmijë në 18 vitet e fundit. Kjo e bën edhe më të vështirë, sepse atëherë nuk është vetëm problemi “A është ky material i mirë?” Është gjithashtu problemi i orarit të punës së burrit tim dhe orari i shkollës dhe pushimeve verore të fëmijëve. Nuk është vetëm, ‘Oh, unë mendoj se dua ta bëj këtë.’ Unë kam një ndjenjë krenarie të madhe që jam në shtëpi me familjen time dhe e konsideroj veten një shtëpiake”
Ndër të tjera, Roberts ka pranuar se tani ka një ndjenjë përgjegjësie për t’u treguar fëmijëve se mund të jetë krijuese dhe se është kuptimplotë për të periudha kohore që zgjedh të fokusohet diku më shumë sesa te familja, gjë që ka qenë e vështirë për të.
*Tibo News