AlbanianEnglish

198 ukrainas të vrarë, presidenti Zelensky refuzon këshillën e SHBA-ve: Ne duam armë, jo udhëtim

198 ukrainas kanë humbur jetën deri më tani për shkak të sulmeve ruse, në ditën e tretë qëkur i shpalli luftë dhe tenton të marrë kontrollin. Shifrat janë konfirmuar nga ministri ukrainas i Shëndetësisë, i cili thotë se tre prej viktimave janë fëmijë. Sipas të dhënave të publikuara nga Viktor Lyashko, 1115 persona të tjerë janë plagosur mes tyre 33 fëmijë.

Situata duket kaotike, pasi mijëra ukrainas tentojnë të kalojnë kufirin për t’u larguar. Shumica prej tyre po largohen drejt Polonisë.

Presidenti amerikan Joe Biden iu bëri thirrje ukrainasve që të largohen dhe se Amerika do t’i ndihmojë, por presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka refuzuar këtë apel të Biden. Ai ka thënë se Ukraina ka nevojë për municione anti-tank dhe jo për udhëtim.

Vendndodhja e Zelenskit po mbahej sekret pasi iu tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë të enjten se ai ishte objektivi numër 1 i Rusisë – dhe se ata mund të mos e shihnin më të gjallë. Zyra e tij më vonë publikoi një video të tij teksa shihej me zyrtarë të tjerë jashtë godinës presidenciale duke thënë se do të qëndrojë në kryeqytetin e Kievit dhe nuk do ta largohet. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga lajmet e rreme se është arratisur nga Ukraina.

You don't have permission to register