19-vjeçari vritet me thikë në qendër të Fierit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku një 19 vjeçar është goditur me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Dyshohet se autori i sulmit është e një 28-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Dyshohet se sherri ka nisur në rrjetet sociale dhe më pas ka agravuar në përleshje fizike mes disa personave në qendër të qytetit të Fierit.

Dyshohet se ka qenë 28-vjeçari  i cili ka nxjerrë thikën dhe ka goditur të riun, i cili është dërguar me urgjencë në spital, por nuk iu ka mbijetuar plagëve.

Raportohet gjithashtu se një person tjetër që ka qenë pjesë e grupit të personave të përfshirë në sherr, ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk ka informacione të plota nga policia për motivin e sherrit, dhe identitetin e personave të përfshirë në konflikt. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e krimit.