
19 identitetet e rreme të Micheal Jackson
Michel Jackson, legjenda e muzikës, u nda nga jeta në qershor të vitit 2009, shkak ishte mbidoza e drogës. Ai ka përdorur 19 identitete fallco në mënyrë që të arrinte të merrte drogë. Kjo gjë është zbuluar nga New York Post, më citimin e dokumentarit të ri që pritet të dalë në shtator, “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”.
Në qërshorin e vitit 2009, Michel Jackson u gjet i vdekur në rezidencën e tij. Vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbidoza e disa ilaçeve dhe çështja përfundoi e mbyllur si një vrasje, nga ku mjeku i tij, Conrad Murray, u konsiderua përgjegjës dhe u dënua me katër vite burg. Mjeku i tij ishte përgjegjës ligjor për vdekjen, por sipas dokumenteve, abuzimi i yllit të popit me drogën ishin të mundura falë disa mjekëve.
Orlando Martinez ishte një detektiv i LAPD, i cili u caktua për këtë rast dhe u shpreh:
“Rrethanat që çuan në vdekjen e tij janë rezultat i disa mjekëve që e lejuan atë të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur dhe ku donte. Të gjitha janë arsyeja që ai vdiq.”
Ed Winter ishte mjek i kontesë në Los Anxhelos dhe sipas tij Jackson kishte krijuar 19 identitete të rreme. Nga ana tjetër Harry Glassman kishte deklaruar se këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues. Sipas tij, padyshim që përgjegjës për vdekjen ishte Michael, por sigurisht një ndihmë të madhe e kishte nga komuniteti mjekësor.