
18 drejtues policie të shkarkuar në 32 vite
Gledis Nano u shkarkua të mërkurën nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai bëhet i 18-ti drejtues policie në harkun e 32 viteve nga rrëzimi i regjimit të komunizmit.
Por Gledis Nano ishte i katërti drejtues që u shkarkua nën qeverisjen e socialistëve, pas Artan Didit, Haki Çakos e Ardi Veliut.
Drejtori i parë i Përgjithshëm i Policisë, i cili punoi në të dyja sistemet, atë komunist dhe demokratik është Dilaver Bengasi prej 1 janarit 1987 deri më 17 korrik të 1990-ës.
*Tibo News