16-vjeçarja shqiptare, më inteligjentja në Gjermani

Shqiptarët janë të shpërndarë kudo nëpër botë dhe gjithmonë kanë qenë pjesë e krenare e diasporës sonë. Shembulli më i fundit është Gerta Miftari, 16-vjeçarja me origjinë nga Kosova, e cila u shpall me intelegjencën më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani.

Në konkursin e organizuar nga Ministria e Arsimit të Gjermanisë me 40 garues, Gerta fitoi titullin si më inteligjentja në Gjermani.

Që në moshë të vogël ajo dallohej për aftësitë e saja. Kur ishte vetëm 12 vjeç, filloi të artikulonte mirë gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Shqiptarja e sheh veten si një juriste në të ardhmen.

“Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë parë që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata” ka thënë Gerta Miftari në një intervistë.