16-vjeçari pilot kërkon të vendos rekordin Guinness

Një nxënës 16-vjeçar britanik, i cili është në kërkim për t’u bërë personi më i ri që fluturon i vetëm rreth botës, uli avionin e tij të vogël në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Mack Rutherford, i cili filloi udhëtimin e tij pranë kryeqytetit bullgar Sofje në mars, po kërkon të arrijë një rekord botëror Guinness. Ky rekord mbahet nga bashkatdhetari Travis Ludlow, i cili ishte 18 vjeç kur përfundoi një fluturimin vitin e kaluar.

Rutherford tha se shpresonte që me këtë udhëtim, të frymëzonte të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre,”  pasi doli nga avioni i tij ultralight me dy vende, në aeroportin Wilson.

Prodhuesi i avionit, Shark Aero, e konsideroi udhëtimin shumë të rrezikshëm dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me projektin e Rutherford.

Kompania deklaroi se Mack është pa dyshim një pilot i aftë, megjithatë nuk ndiheshin rehat duke shtyrë kufirin e moshës në pikën më të ulët të mundshme për udhëtime rreziku nuk mund të shmanget.

Udhëtimi i Rutherford do ta shohë atë të vizitojë katër vende të tjera afrikane dhe të Oqeanit Indian, përpara se të niset në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën e Veriut dhe më në fund të kthehet në Evropë.

I ardhur nga një familje pilotësh, Rutherford fillimisht mori drejtimin e një avioni në moshën shtatë vjeçare, i ulur përkrah babait të tij.

Në moshën 15-vjeçare ai u bë piloti më i ri në botë dhe tani po ndjek gjurmët e motrës së tij më të madhe Zara, vajza më e re që fluturoi rreth botës në moshën 19-vjeçare.