15 shenja që tregojnë se jeni hakuar

Interneti është një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit. Por bashkë me rëndësinë e tij vijnë dhe probleme që lidhen me sigurinë.

Shpesh dëgjojmë të flitet për vjedhje të identitetit, apo të të dhënave personale. Kjo ndodh kryesisht pasi përdorues tejet të specializuar të internetit munden të krijojnë programe të cilat filtrojnë përtej dhe të zbërthejnë fjalëkalimet që përdorin përdorues të tjerë.

Kjo është ajo që rëndomë quhet si hakerim, apo hakim.

Në shumë raste kjo ndodh pa e kuptuar. Por 15 shenjat e mëposhtme mundet të sinjalizojnë që të dhënat tuaja janë vjedhur:

  1. “Error”-e të shpeshta me kartën e kreditit.
  2. Në kartën tuaj mungojnë shpesh para, për të cilat nuk iu dalin llogaritë.
  3. Njoftim për tërheqje bankare, për të cilat keni vështirësi t’i saktësoni nëse i keni kryer ju.
  4. Ju mbërrijnë fatura për shpenzime, apo blerje të panjohura.
  5. Ju kthehen pagesa në llogarinë tuaj për blerje online, të cilat nuk i keni bërë ju.
  6. Njoftim i papritur nga banka për rishikim të pagesave të kësteve, nëse jeni në kredi.
  7. Njoftim se dikush po përpiqet të ndryshojë fjalëkalimin tuaj.
  8. Nuk merrni më njoftime nga e-mail-i juaj.
  9. Merrni vazhdimisht email-e nga persona të panjohur.
  10. Ju refuzoheni nga shumë banka për marrje kredie edhe nëse keni një profil të besueshëm.
  11. Merrni vazhdimisht reklama në e-mail për gjëra të kushtueshme, që nuk ju interesojnë dhe që nuk ia keni idenë se kur jeni abonuar për njoftime të tilla.
  12. Ju vijnë oferta për punë nga persona që kanë të gjitha të dhënat tuaja.
  13. Lajmëroheni për blerje në emrin tuaj me karta të tjera.
  14. Telefoni juaj ka shpeshherë probleme me sinjalin, valët apo aksesin në internet.
  15. Ju refuzohet vizita në spital apo shërbime të tjera, për shkak se dikush tjetër rezulton të jetë regjistruar me të dhënat tuaja.