15 mijë raste në javë! Gripi, më agresiv në Shqipëri

Jemi në prag të pranverës, por virozat dhe kryesisht gripi nuk po largohet si epidemi në vendin tonë. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se vetëm në këtë javë që lamë pas, janë regjistruar 15 mijë raste me infeksione respiratore, të sipërme dhe të poshtme.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezultojnë rreth 3 mijë raste më shumë të prekur nga gripi.

Sipas ISHP, në 11 qytete të Shqipërisë, vijojnë të rriten rastet me grip, të tilla si Berati, Tropoja dhe Vlora, me shifrat më të larta me grip në javën e fundit.

Ndërkaq, sa i takon kryeqytetit dhe 19 qyteteve të tjera, në fakt ka patur një ulje të numrit të të prekurve nga viroza, infeksionet respiratorë.

Grupmosha më e prekur vijon të jetë ajo 0-5 vjeç, ndjekur nga mosha 45-60 vjeç.

Mjekët këshillojnë të prekurit që të mos marrin ilaçe pa kriter por të shkojnë të vizitohen tek mjekët specialistë.