148 rekrutë të rinj i bashkohen Forcave të Armatosura

148 rekrutë të rinj do nisin stërvitjen individuale bazë si ushtarë-detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

Në ceremoninë e përcjelljes së tyre morën pjesë komandantë dhe familjarë të rekrutëve.

Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura theksoi se veçori e rekrutimit të këtij viti ishte fakti se Forcave të Armatosura iu shtuan edhe shumë kandidatë nga fusha e artit dhe kulturës, nga të cilët 47 do t’i bashkohen Orkestrës Simfonike të FA.

*Tibo News