
13 shkurti, Zi Kombëtare edhe në Maqedoninë e Veriut
13 shkurti është shpallur ditë zie kombëtare në Shqipëri, edhe në Maqedoninë e Veriut.
Flamujt ulen në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmeteve fatale në Turqi dhe Siri, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 31 mijë jetë njerëzish.
Vendimi është marrë pas një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë së Maqedonisë e Veriut.
Qeveria njoftoi se vendimi u mor në shenjë solidarizimi dhe nderimi për shkak të jetëve të humbura nga tërmeti i 6 shkurtit.
Në të gjitha institucionetet shtetërore dhe përfaqësive të huaja diplomatike-konsullore, flamuri do ulet në gjysmë shtizë.
*Tibo News