
13 shkolla në Shkodër nuk nisin mësimin
Moti i keq është kthyer prej rreth një javë në qendrën e vëmendjes mediatike, teksa më problematike situata është paraqitur në qarkun e Shkodrës.
Krahas reshjeve të dendura të shiut, bora ka shkaktuar problematika në qarkullimin e automjeteve apo edhe ndërprerje të energjisë elektrike në zonat e thella të Shkodrës.
Për këtë arsye, ministria e Arsimit ka vendosur që 13 shkolla në Shalë, Shosh e Pult të mos vazhdojnë mësimin.
Mësimi do të vijojë normalisht në shkollat e tjera ku më herët ishte ndërprerë.
*Tibo News