13 mënyra për të testuar nëse bizhuteritë janë të vërteta

Kohët e fundit, falsifikimi i bizhuteritë është shtuar në treg. Sipas hulumtimit të bërë nga një rrjet mediatik QVC, 80% e grave janë më të lumtura që veshin diamante të rreme, jo vetëm sepse duken tërheqëse , por edhe për shkak të kostos së ulët. Sidoqoftë, nëse nuk ju pëlqejnë bizhuteritë e rreme dhe dëshironi objektin e vërtetë, duhet të jeni në gjendje t’i dalloni ato.

1. Bëj testin e flakës

Vendose diamantin nën flakë për rreth 40 sekonda dhe më pas fute në një gotë me ujë të ftohtë, nëse ai shkërmoqet atëherë kjo do të thotë që nuk është i vërtetë.

2. Fryj ajër të ngrohtë mbi diamant

Nëse mendoni se diamanti juaj është i vërtetë atëherë ju duhet të provoni të fryni mbi të ajër të ngrohtë dhe nëse avulli zhduket menjëherë atëherë nuk keni gabuar.

3. Prova me rreze dielli

Vendose diamantin ose gurin e llojit opal nën rrezen e diellit dhe nëse ata janë të vërtetë atëherë ti do të shohësh reflektim drite në ambientin përreth dhe ai do të shkëlqejë.

4. Dendësia e floririt

Floriri ka dendësi të lartë. Hidhni në një gotë ujë bizhuterinë prej floriri. Nëse bizhuteria rri në sipërfaqe, atëherë me shumë mundësi është false.

5. Stampimet mbi objektet prej argjendi

Nëse dyshon për vërtetësinë e një objekti argjendi duhet të kërkoni numra në të. Sipas ekspertëve, shitësit ndërkombëtarë të argjendit vulosin numrat 925, 900 ose 800 që tregojnë pastërtinë e argjendit.

6. Tërheqja me magnetin

Floriri dhe argjendi nuk tërhiqen nga magneti, por metalet e tjera po. Prandaj bëj provën me një magnet të fuqishëm për ta dalluar nëse bizhuja është ndonjë metal tjetër.

7. Prova e perlave

Perlat e vërteta janë krijuara të papërsosura, kështu që një gjerdan i bërë me perla false do të ketë perla të madhësive të ndryshme dhe jo perfekte. Nëse merrni një perlë të rreme dhe e fërkoni me dhëmbë, do të ndjeni një butësi, sikur po fërkoni plastikë ose xhami.

8. Uthulla mbi flori

Hidhni disa pika uthull mbi flori dhe prisni. Nëse pikat ndryshojnë ngjyrën e objektit, atëherë nuk është flori i vërtetë. Por, nëse shkëlqen edhe më shumë, bizhuteria është e vërtetë sepse ari nuk ndikohet nga uthulla.

9. I pastër “kristal”

Nëse ti ke bizhuteri kristali atëherë kontrolloni nëse ka ndonjë çngjyrosje, si çarje të mprehta ose njolla brenda. Nëse është kështu, atëherë ajo që keni nuk është kristal i vërtetë.

10. Nuhatja e argjendit

Nëse keni një objekt argjendi, duhet ta nuhisni. Ajo që duhet të dini është se argjendi është pa erë, kështu që nëse ka një aromë të dallueshme atëherë nuk është argjendi.