12 përgjigjet për të njohur veten

Reflektimet që kemi herë pas here na ndihmojnë që në një mënyrë apo tjetër, të njohim më mirë veten.

Specifikisht janë disa pyetje që ju ndihmojnë mbi këtë

Pyetjet e famshme të publikuara në NY Times ndihmojnë në krijimin e një marrëdhënieje të ngushtë, kësaj here punën e keni me veten.

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme për të ndihmuar reflektimin dhe bisedën me veten.

 

  • Rendit 5 cilësi që të përshkruajnë më mirë.

 

  • Listo 5 nga aftësitë e tua më të dallueshme.

 

  • Na thuaj 5 eksperienca jete që të kanë ndihmuar të bëhesh ky/kjo që je sot.

 

  • Kujtoni 3 shembuj kur i keni qëndruar besnikë vetes dhe parimeve tuaja pavarësisht presionit që vjen nga shoqëria.

 

  • Çfarë nuk ndryshon kurrë nga personaliteti yt pavarësisht situatave?

 

  • Listo 3 gjëra për të cilat je krenar për veten.

 

  • Cila pjesë e jotja është lënë pas dore? A po ndihmon veten ta kthesh sërish?

 

  • Në ç’mënyra ke vënë nevojat e të tjerëve para nevojave të tua? Si do të vendosje një ekuilibër dhe të fokusoheshe më shumë tek vetja?

 

  • Mendo pak për njeriun që doje të bëheshe kur u diplomove. Çfarë cilësish pozitive kishe atëherë që mendon që s’i ke tani?

 

  • Kalo një pasdite duke parë albume fotografike të vjetra dhe lexo gazeta/revista të së shkuarës. Çfarë të kujtohet nga njeriu që ishe dikur?

 

  • Në ç’mënyra puna të ka ndihmuar të rritesh si njeri?

 

  • Mendo pak për mënyrat sesi mund të rritesh në 5 vitet e ardhshme. Si do ta ndihmosh veten për ta përmbushur?