11% e maturantëve, me notën 10 në Matematikë

Niveli i kalueshmërisë tek maturantët është rritur, por niveli i përgatitjes së tyre mbetet i dobët.

Sipas një raporti të ministrisë së Arsimit, rezulton se në vitin e kaluar 25 % e nxënësve kanë marrë notën 6 në matematikë dhe vetëm 11 % kanë marrë notën maksimale 10.

Në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, nota mesatare llogaritet me 7.5, ndërsa në provime mbizotëron nota 8 me 29 %.

Edhe pas pandemisë, duket se arritjet e nxënësve mbetën si në nivelet e vitit 2020-2021, me një rritje gati me vetëm një notë.

Për ekspertët, pandemia ka sjellë këtë situatë, duke reflektuar një nivel më të dobët, pasojat e të cilës pritet të reflektohen edhe në vitin e tanishëm.

Një shqetësim tjetër i ngritur është vlerësimi i mësuesve dhe provimet e maturës, me një mospërputhshmëri të madhe, çka lë në dyshime mënyrën se si vlerësohen nxënësit gjatë viteve të gjimnazit nga mësuesit.

Ndërkaq, ministria e Arsimit ka njoftuar edhe dy ndryshimet në Maturën Shtetërore, të cilat janë përfshirja e një testi për personat me aftësi ndryshe si dhe heqjen e fletës së përgjigjeve.

*Tibo News