
10 të shtruar çdo ditë në spital nga Covid
Çdo ditë në spitalin Covid 3 shtrohen mesatarisht 10 pacientë.
Sipas mjekëve personat që kanë nevojë për trajtim spitalor janë me sëmundje kronike bashkëshoqëruese dhe të pavaksinuar dhe në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Prej më shumë se një muaji Shqipëria është në valën e Omicron, për të cilën ekspertët thonë se ka të bëjë me variantin BA5 i cili ka një transmetueshmëri të lartë në popullatë, por me shenja më të lehta klinike.
*Tibo News