
10 shenja xhelozie nga ‘ një miku juaj që ju do të mirën’
Miqësitë kanë për qëllim krijimin e lidhjeve të forta të ndërtuara mbi besimin dhe dashurinë. Megjithatë, ndonjëherë një faktor negativ mund të kthejë këtë lidhje në toksike, duke çuar në përkeqësim të miqësisë, dhe ky faktor është xhelozia.
Xhelozia, qoftë e motivuar nga frika, zemërimi apo pasiguria, ka potencialin të infektojë edhe miqtë më të afërt, duke rezultuar në humbjen e vetëbesimit etj.
Fatkeqësisht, shoqëria jonë shpesh e përforcon këtë xhelozi duke krahasuar miqtë në bazë të karrierës së tyre, e duke e përjetësuar më tej ciklin e zilisë. Ballafaqimi me xhelozinë në një miqësi mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur ajo shprehet në mënyrë delikatë apo tinëzisht. Nëse lihet ashtu për shumë kohë, mund të kthehet në rrezik për të dy palët, duke shkaktuar shqetësim mendor dhe duke shkatërruar lidhjen. Si rezultat, është e rëndësishme të identifikoni miqtë xhelozë, burimin e zilisë së tyre dhe të merrni masa për ta larguar atë. Por si të kuptoni nëse miqtë tuaj ju kanë zili fshehurazi?
Zbuloni shenjat që tregojnë për miqtë xhelozë.
- Ata reagojnë ndaj lajmeve pozitive me një qëndrim negativ
- Gjithçka rrotullohet rreth tyre
- Ata nuk ju mbështesin
- Ata kopjojnë gjithçka që bëni
- Ata ju bëjnë të ndiheni të paaftë
- Ata kanë pasiguri dhe mungesë vetëvlerësimi
- Ata shpesh gënjejnë për të marrë simpati
- Ata shpesh përpiqen t’ju tejkalojnë
- Ata flasin pas shpine
- Është rraskapitëse të dëgjosh bisedat e tyre ‘tragjike’
*TiboNews