10 sekrete për një marrëdhënie të mirë në çift

Ju e njihni një çift, të gjithë e njohin në fakt. Atë lloj çifti që disa do donin të kishin një marrëdhënie të tillë. Në syrin tuaj duken thjesht…. të lumtur.

Jo për shtëpinë e bukur, makinën, apo veshjet e tyre por për marrëdhënien e tyre.

Çfarë bëjnë çiftet e lumtur ndryshe dhe si mund të bëheni ju dhe partneri juaj një çift i lumtur? Para se të shqyrtojmë disa sekrete të një çifti të lumtur, është e rëndësishme të kujtoni se lumturia duket e ndryshme për çdo çift. Një çift mund të shijojë një natë takimesh javore në restorantin e ri më të fundit në qytet, ndërsa një çift tjetër mund të kënaqet duke porositur dhe parë një film.

Asnjë qasje ndaj lumturisë nuk është më e mirë se tjetra; në fakt, për shkak se çiftet e lumtura kanë gjetur atë që funksionon për ta dhe marrëdhënien e tyre, ata përjetojnë lumturi më të madhe sesa nëse do të përpiqeshin të dukeshin si të tillë.

Zbulo më poshtë 10 sekrete për të patur një marrëdhënie sa më të mirë në çift.

1- Komunikimi: Është thelbësor në çdo lidhje. Mos rrini të heshtur në lidhje me ndjenjat dhe mendimet që keni. Duhet të flisni me sinqeritet me parterin tuaj, por edhe të dëgjoni me vëmendje.

2- Respekt: Respekti është një tjetër element kryesor në një marrëdhënie të shëndetshme. Ju dhe partneri juaj duhet të keni respekt për mendimet, ndjenjat, ideologjitë, nevojat e njëri tjetrit dhe mënyrën se si e trajtoni njëri tjetrin.

3-Gjeni kohë për njëri-tjetrin. Është tepër e rëndësishme që të gjeni kohën për të kaluar mirë me njëri tjetrin. Këtë mund ta bëni duke anashkaluar disa gjëra jo esenciale për jetën tuaj dhe në vend të kësaj të planifikoni më shumë me partnerin. Për udhëtime, darka, për të parë filma apo për të gjetur mënyra të tjera argëtimi.

4-Nxitja dhe inkurajimi. Janë thelbësore në marrëdhënien tuaj. Duhet të jeni mbështetës ndaj njëri tjetrit në lidhje me planet, projektet dhe të largoni pasiguritë që ai/ajo po ndjen për ta marrë përspirër. Duhet të inkurajoni njëri tjetrin, por edhe në rastet kur një projekt mund t’ju duket jo dhe aq efektiv, mundohuni të parashtroni argumente dhe të nxirrni në pah mbështetjen mbi aftësitë e partnerit tuaj dhe investimin në diçka tjetër.

5-Sensi i humorit: Çiftet me sens humori janë kryesisht ato me marrëdhënie më afatgjatë. Një partner që ju bën të qeshni, dhe të hapur ndaj jush është më mirë se një partner që nuk preferon të reagojë e të qëndrojë më i ftohtë. Sensi i humorit e bën një çift të kalojë momente të këndshme, të memorizojë kujtime dhe të kalojnë kohë të mrekullueshme me njëri tjetrin.

6-Mos ngatërroni jetën profesionale me atë personale: Ju dhe partneri juaj dueht të bëni dallimin mes jetës personale dhe punës. Nëse ndodh, ka më shumë gjasa të lindin konflikte dhe të prishet atmosfera e ngrohtë mes jush. Duhet të flisni me partnerin dhe ndoshta edhe ti kërkoni ndihmë për një punë të ngarkuar, në mënyrë që të ndiheni të dobishëm për njëri tjetrin. Por nuk sugjerohet që teksa po darkoni bashkë, të flisni vetëm për punën, por për veten tuaj dhe të shprehni dashurinë.

7- Ndershmëria: Në një marrëdhënie, duhet të jeni të ndershëm të dhe të keni besim tek njëri-tjetri. Nëse nuk tregoheni të ndershëm, kjo lidhje ka gjasa të kthehet në një marrëdhënie toksike, nga e cila mund të merrni frytet e një pëditshmërie stresuese dhe ndoshta edhe ndarje?

8-Ndani përgjegjësitë: Si mund të shmangni konfliktet? Pas një pune të lodhshme, ju e gjeni veten duke kryer detyra të tjera, të cilat një pjesë mund t’i kishte ezauruar partneri juaj? Kjo çon në konflikte dhe debate të vazhdueshme. Secili partner duhet të mësojë përgjegjësitë e tij për të patur një marrëdhënie sa më të shëndetshme.

9- Të ndaloni një debat atëherë kur duhet: Në një lidhje, ka shumë rëndësi mënyra se si debatoni dhe momenti kur duhet të ndalni. Kjo për shkak se ndenjat e forta mund të kthehen në një pikë dobësie dhe mund të thoni fjalë për të cilat mund të pendoheni më vonë, por partneri në krah do të ishte më i lënduari. Nëse shikoni se debati po avancon jo për mirë, duhet të merrni përsipër dhe të ndaloni. Në vend të kësaj, flisni me qetësi dhe mos u tregoni kokëfortë.

10- Kuptoni se çfarë e nxit dashurinë: Është një tjetër sekret me rëndësi për të patur një marrëdhënie të shëndetshme në një lidhje në çift. Duhet që të kuptoni nevojat dhe dëshirat e partnerit, të flisni dhe të përpiqeni së bashku për të siguruar këto nëvoja dhe dëshira që t’i plotësoni.

*Tibo News