AlbanianEnglish

10 qytetet më të mira në botë për vitin 2023

Ndryshe nga raportet e tjera, renditja vjetore e Resonance merr parasysh diversitetin e një qyteti, programimin kulturor, sigurinë, numrin e parqeve, madje edhe ditët me diell, kur vjen puna tek shpallja e qyteteve më të mira në botë.

Pavarësisht pandemisë së Covid, pasojave ekonomike globale, disa qytete vazhdojnë të jenë më të mirat, ndërkohë që shumë njerëz kudo në botë janë në kërkim të një vendi ideal për të punuar, për të jetuar e për të shijuar.

Chris Fair presidenti dhe CEO i Resonance Consultancy njoftoi së fundmi listën e qyteteve më të mira të botës për vitin 2023 dhe shumë prej tyre, i njohim, ose i kemi vizituar.

Për 15 vitet e fundit, Resonance- një kompani konsulence në pasuri të paluajtshme, turizëm dhe zhvillim ekonomik ka marrë një qasje holistike kur shpall lista me vendet më të mira.

Resonance përdor një kombinim të statistikave kryesore (si PBB-ja dhe normat e vrasjeve) dhe vlerësime cilësore si nga vendasit ashtu edhe nga vizitorët (nga kanalet online si Instagram dhe TripAdvisor).

Qytetet në listën e këtij viti, të gjitha me popullsi prej më shumë se 750,000 banorë kanë përdorur “pauzën e pandemisë” për të hapur 464 milje rrugë për biçikleta (San Francisko), për të shpenzuar miliarda në hotele dhe zhvillim ujor (Washington, D.C.), për të zgjeruar ose hapur muzeumet kryesore dhe më në fund të përfundojë rinovimin e aeroportit LaGuardia (New York).

Një destinacion madje ndryshoi emrin e tij, tani është Stambolli, Türkiye. Dhe në shumë prej këtyre qyteteve të nivelit të lartë është një përkushtim ndaj diversitetit dhe qëndrueshmërisë.

Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Resonance ka hequr Moskën dhe Shën Petersburgun nga raporti i këtij viti, ndërsa shpalli Kievin si ‘qytetin më të mirë të nderuar’ në botë për vitin 2023.

Lista e plotë si më poshtë:

-Londra, Britani e Madhe, vlerësuar për jetën e natës dhe muzeumet.

-Paris, Francë, vlerësuar për arkitekturën, veprat e artit dhe shopping-un.

-New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësuar për promovimin dhe kulturën.

-Tokio, Japoni, vlerësuar për restorantet dhe shopping.

– Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, vlerësuar për sigurinë e jetës dhe destinacionet e shpërndara më së shumti në Facebook.

-Barcelona, Spanjë, vlerësuar për jetën e natës dhe sugjerimet nga persona që japin këshilla për udhëtime dhe destinacione.

-Romë, Itali, vlerësuar nga persona që japin këshilla për udhëtime dhe destinacione, për pamjet dhe monumentet.

-Madrid, Spanjë, vlerësuar për jetën e natës dhe një ndër vendet më të sugjeruara nga TripAdvisors.

 

-Singapori, vlerësuar për sigurinë dhe trendet që gjenden kudo në google.

-Amsterdam, Holandë, vlerësuar për barazinë e të ardhurave/pagave dhe performanca në grup, në punë.

Lista e plotë me 100 qytetet më të mira në botë, këtu.

*Tibo News

You don't have permission to register