
10 krimet më të bujshme, Wikipedia 2021
- Zhdukja e Johnny Gosch
Në vitin 1982 u zhduk një12-vjeçar, Johnny Gosch. Nëna e tij pretendonte se në vitin 1997, një person me emrin Johnny, 27 vjeç, e vizitoi në shtëpinë e saj të shoqëruar nga një burrë tjetër i çuditshëm, foli me të për një orë, pastaj u largua dhe nuk e pa më kurrë.
- Vdekja e aktores Carole Lombard dhe një grupi ushtarësh amerikanë
Më 16 janar 1942, aktorja 33-vjeçare Carole Lombard fitoi një lojë me ‘hedhje monedhe’ që vendosi se ajo dhe grupi i saj do të ktheheshin në shtëpi nga një turne lufte me aeroplan e jo me tren, si pjesa tjetër e grupit. Fluturimi i tyre rezultoi fatal. Avioni u përplas në një mal në periferi të Las Vegasit, duke vrarë 22 anëtarët e bordit, përfshirë 15 ushtarë amerikan.
- Tragjedia me Aeroflot Flight 593
Me 23 mars 1994, një kapiten i aeroplanit, që përdorej për reklama, kishte fëmijët e tij në kabinë gjatë fluturimit. Njëri prej tyre shtypi aksidentalisht çelësin e autopilotit dhe avioni u rrëzua. Nuk kishte të mbijetuar.
- Vrasja e Cara Knott
Cara Knott, një studente amerikane, u zhduk më 27 dhjetor 1986. Më 28 dhjetor, trupi i saj u gjet në fund të një përroi. Vrasësi i saj, një oficer policie, u intervistua teksa mbulonte hetimin e vrasjes dhe në fytyrën e tij shiheshin gërvishtjet që i janë shkaktuar nga Knott.
- Familja Turpin
Prindërit burgosën, rrahën dhe varën 13 fëmijët e tyre. Ata u jepnin për të ngrënë vetëm një herë në ditë dhe bënin dush një herë në vit. Një nga fëmijët, 29 vjeç, peshonte vetëm 37 kilogramë. Fëmijët nuk kishin njohuri bazë për botën, aq sa nuk e dinin se ekzistonte diçka si policia apo mjekësia.
- Praktikat e Carl Tanzler
Carl Tanzler, një radiolog kishte rënë në dashuri me një grua të quajtur Maria Elena Milagro de Hoyos, e cila po vdiste nga tuberkulozi. Kur ajo vdiq, Tanzler e kishte balsamosur trupin e saj dhe e kishte marrë me vete në shtëpi, ku kryente nekrofili në trupin e saj për shtatë vjet derisa u zbulua nga policia.
- Intervista-Propagandë e P.O.W. Jeremiah Denton
Ndërkohë që Denton po u përgjigjej pyetjeve, puliste sytë. Ishte një mesazh i fshehur që u deshifrua nëpërmjet kodit Mors ku ai përpiqej të thoshte: ‘T-O-R-T-U-R-E’ (torturë).
- Vrasja e Helle Crafts që inspiroi filmin “Fargo”
Richard Crafts vrau gruan e tij dhe e futi në një makineri-sharrë që përpunon tallazhin e drurit. Para se të vdiste, ajo u tha miqve të saj: “Nëse më ndodh diçka, mos mendoni se ishte një aksident”.
- Koka-Muze e Mata Hari
Ajo u ekzekutua në 1917 nga francezët pasi u akuzua si spiune gjermane. Pavarësisht se njerëzit besonin në pafajsinë e saj, ajo u dënua me prerje koke. Koka e saj qëndroi për shumë vite në Muzeun e Anatomisë në Paris deri në vitin 2000 ku u raportua se ishte vjedhur.
- Rasti i Sogen Kato
Sogen Kato mendohej se ishte njeriu më i vjetër në Tokio deri në korrik 2010, kur u gjet kufoma e tij e mumifikuar. Ai kishte vdekur që në nëntor 1978, në moshën 79-vjeçare dhe familja e tij nuk e njoftoi kurrë vdekjen e tij në përpjekje për të ruajtur rekordin e tij të jetëgjatësisë.