10 ide çfarë dhurate t’i bësh një djali

Shpesh thuhet se “një djali nuk ke çfarë t’i dhurosh”. E vërteta është se ndoshta ata kanë nevojë për shumë gjëra ndaj dhe zgjedhja është më e vështirë.

Nëse je në situatë të tillë, kjo është lista e duhur që mund të të ndihmojë të zgjedhësh dhuratën e përshtatshme për dikë të rëndësishëm:

1- Set për kujdesin e lëkurës: Të gjithë kanë nevojë të kujdesen më tepër për veten pavarësisht sa të fiksuar mund të jemi me pamjen e jashtme.

2- Krem apo shampo për mjekrën: Si mund të mos i dhurosh diçka të tillë një djali që rrit me pasion mjekrën e tij pa të cilën nuk do të ishte ai që është?!

3- Veshje sportive: Shumica e djemve janë të pasionuar pas sportit. Plus kësaj një veshje sportive është shumë e rehatshme, prandaj një kostum bën gjithmonë punë, edhe për ata që nuk praktikojnë sport, apo nuk janë tipa sportivë.

4- Bluza apo pulovra: Veshjet janë gjithmonë zgjidhje për dhurata dhe një bluzë apo pulovër janë zgjedhja e përkryer. Mos u merakosni për masën, kujdesuni që të paktën mos të jenë masa të vogla, pasi veshjet e fryra dhe “oversize” mbeten në modë.

5- Çantë shpine: Për djemtë që udhëtojnë shpesh apo që janë tipa që mbajnë “çdo gjë kudo”, zgjidhja është e lehtë, pasi një çantë shpine ua lehtëson jetën.

6- Atlete të bardha, apo kollare: Një djalë që ka gjithmonë atlete të shndritshme dhe që është tip sportiv do t’i përshtateshin një palë atlete të bardha për t’ia plotësuar fiksimin e tij. Plus kësaj, atletet e bardha kombinohen pothuajse me gjithçka. Nëse është e kundërta, për tipat seriozë zgjedhja e përkryer është gjithmonë kollarja.

7-Video-lojëra: Përgjithësisht djemtë janë të lidhur pas video-lojërave. Një Play-Station, Nintendo, X-Box apo video-lojëra të tjera do ishte dhurata më e çmuar. Por nëse këto kushtojnë, një version video-loje dore do ishte gjithashtu zgjidhje e mirë.

8- Bileta ndeshjesh: Nuk do mend që për të bindur një djalë për të udhëtuar në ndonjë vend të Evropës dy bileta të një ndeshjeje futbolli do ishin “një rrugë e dy punë”, dhuratë e bukur për të, por dhuratë e bukur edhe për ty, që për shembull dëshiron të vizitosh dhe bësh pazar në Madrid, Paris, apo Milano.

9- Libër gatimi: Nëse doni që partneri të mësojë të gatuajë apo shoku juaj ia thotë për këtë punë, një libër kuzhine do të ishte një dhuratë e bukur dhe domethënëse. Edhe në këtë rast është një dhuratë “për dy”, pasi prej këtij libri mund të përfitoni edhe ju, madje mund të nxisni të gatuani së bashku

10- Çakmak, set puroje apo faqore: Për ata që konsumojnë duhanin, apo alkoolin një set puroje e ndonjë marke të njohur, apo një çakmak i bukur mund të jetë kujtim fantastik. Ngjashëm edhe një faqore, ku sa herë do jetë koha e dollive do jetë kohë edhe kujtimesh.

E rëndësishme është që të ketë dhe kartolina me urime të ngrohta për ta plotësuar dhuratën. Mos harroni të bëni dhurata dhe për veten tuaj!