
10 gjërat për të cilat nuk duhet të ndjesh kurrë turp
1 – Të kesh pasione fëmijënore
Ndoshta të pëlqen të koleksionosh flutura apo të blesh një makinë me telekomandë për veten. Përse të mos e bësh kur ti ndihesh i lumtur?
2 – Të studiosh në moshë të rritur
Dëshiron të ndjekësh ëndrrën tënde për një profesion tjetër nga ai që ke tani, por stepesh se mos nuk ja del ndërkohë që po punon. Nuk është kurrë vonë të bësh atë që pëlqen, mjafton vullneti!
3 – Të qëndrosh beqar
Mund të presionohesh nga të tjerët për këtë vendim tëndin, por nuk duhet të ndihesh keq për këtë gjë. Ka shumë martesa që nuk funksionojnë dhe shume njerëz në lidhje që ndihen vetëm, prandaj bëj atë që të bën të ndihesh mirë.
4 – Të martohesh me një dasmë të vogël ose pa ceremoni
Duke qenë se dita e martesës supozohet të jetë më e bukura e jetës tënde, përse të thërrasësh në dasmë dikë që nuk të pëlqen. Po ashtu, mund të martohesh në gjendje civile e të vendosësh që paratë që mund të shkonin për dasmë, të bëni një muaj mjalti që ta mbash mend gjithë jetën.
5 – Të shkëpusësh marrëdhëniet me “të afërm toksikë”
Lidhjet e gjakut janë shumë të rëndësishme për shqiptarët, por të rrish larg njerëzve që ndikojnë negativisht në jetën tënde nuk është turp. Kushdo qofshin ata…
6 – Të mos ndjekësh rrjetet sociale
Mund të jesh shumë i zënë me shkollën apo punën, kjo të bën që rrjetet sociale të mos i ndjekësh shumë. Mos u ndjej keq, mjafton që përditshmëria jote është e rregullt dhe ti ndahesh mirë me atë që ti bën çdo ditë.
7 – Të mos i respektosh klientët e pasjellshëm
“Klienti NUK është mbret!” Puna duhet të jetë një raport i respektit të ndërsjellët. Prandaj, refuzo tu shërbesh klientëve që nuk duan të sillen mirë me ty. Punë në shërbim të klientit gjen shumë…
8 – Të kërkosh rritje rroge
Nëse ti mendon që puna që bën meriton një pagë më të lartë duhet ta shprehësh këtë gjë. Përse të mos e provosh?
9 – Të ndryshosh profesion
Ndoshta ke pasiguri apo të tjerët të kritikojnë për këtë gjë, por ti lumturia jote nuk duhet të varet nga të tjerët. Nëse ti beson se je i aftë për diçka ndryshe nga ajo që ke bërë deri tani dhe e ke mundësinë të bësh, përse jo?
10 – Të ndash faturën me partnerin
Tabuja se vetëm mashkulli duhet të paguajë ngelet tabu. Në një marrëdhënie çdo gjë duhet të ndahet përgjysmë… edhe fatura! Gratë nuk duhet të varen nga parteri i tyre dhe burrat nuk duhet të ndihen keq të refuzojnë të paguajnë gjithmonë.