
10 arsye pse njerëzit kërkojnë të ndryshojnë punën ku janë
Të gjithë e kemi me ‘stres’ të lëmë punën dhe të kërkojmë një punë të re. Por nëse mendohet më thellë, ndryshimi i punës mund të jetë i nevojshëm. Sipas një studimi të ri nga Michael Page, me 5000 të rritur të punësuar, ka rezultuar se ndryshimi i punës fillon të mendohet pas 18 muajsh në punë. Studimi gjithashtu zbuloi se shkaku kryesor ishte ndjenja e vlerësimit në atë ambient pune.
Arsyeja e parë ishte mosvlerësimi par kontributin në atë punë, ndërsa arsyeja e dytë më e popullarizuar është pagesa e ulët.
Në fund të fundit, askush nuk dëshiron të kalojë orë shtesë për një punëdhënës që nuk i shpërblen përpjekjet.
Kushtet e punës janë një tjetër faktor kryesor pse njerëzit vendosin të kërkojnë punë, me shumë që pretendojnë se kjo ishte për shkak se ‘kushtet e punës kishin filluar të përkeqësoheshin’, ‘puna ishte shumë stresuese’ ose ata ‘punonim shumë orë’.
Ambicia hyn në lojë gjithashtu.
Disa nga pikat kryesore përfshinin ndjenjën sikur kishin arritur një kulm dhe se “puna nuk ishte më sfiduese”.
19% të tjerë ishin të pakënaqur për rrethanat e tyre aktuale sepse nuk kishin marrë rritje page brenda 12 muajve të fundit.
1. Nuk mendoja se po vlerësohesha për kontributin tim
2. Ndihesha sikur po paguhesha pak
3. Kushtet e punës kishin filluar të përkeqësoheshin
4. Më dukej puna shumë stresuese
5. Nuk ishte ashtu siç e prisja kur pranova punën
6. Doja të shqyrtoja mundësi të ndryshme
7. Punoja shumë orë
8. Ndjeva sikur kisha arritur një kulm edhe nuk kisha më për të dhënë
9. Nuk isha dakord që ndryshimet të bëheshin vetëm nga’ lart’, pa pyetur edhe punonjësit
10. Puna nuk ishte më sfiduese