
1-vjetori i luftës, Medvedev: Duhet ta shtyjmë kufirin deri në Poloni
Ish-presidenti rus, Medvedev tha sot se e vetmja mënyrë që Moska të sigurojë përfundimisht një paqe të qëndrueshme me Ukrainën është të shtyjë kufirin e saj sa më shumë që të jetë e mundur. “Ne do të arrijmë fitoren”, shkroi Medvedev në Telegram, duke siguruar se qëllimi është “të shtyjmë kufirin që kërcënon vendin sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse është kufiri i Polonisë”.
Kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë tha gjithashtu se motivimi i armiqve kryesorë të Moskës është të dobësojnë vendin sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që ata nuk janë të interesuar për t’i dhënë fund konfliktit, por herët a vonë Perëndimi do të negociojë për Ukrainën dhe atëherë duhet të ketë një lloj marrëveshjeje, e cila nuk ka të bëjë me kufijtë aktualë.