
1 vit pasi humbi fëmijën, Jessie J në pritje të ëmbël
Jessie J është në pritje të ëmbël, një vit pasi pësoi humbi fëmijën.
Këngëtarja bëri publik lajmin përmes një videoje në rrjete sociale. Jessie J ka folur hapur për faktin se po përpiqej të mbetej shtatzënë. Në nëntor të vitit 2021, këngëtarja u shpreh se vendosi të kishte një fëmijë vetëm sepse “është gjithçka që ka dashur dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë.”
Për fat të keq, ajo e humbi fëmijën. “Ndonjëherë dashuria nuk do të jetë e mjaftueshme për ta bërë shtatzëninë të funksionojë dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se keni dështuar,” shkroi asokohe.
Për momentin, është e paqartë nëse Jessie është aktualisht në një lidhje. Lidhja e saj e fundit ishte me aktorin Channing Tatum. Ata u lidhën në vitin 2018, u ndanë disa herë deri në 2019-n dhe u ribashkuan në janar 2020, për t’i dhënë fund në prill të po atij viti.