
1 shekull pas, Uruguai ëndërron të organizojë botërorin e vitit 2030
Uruguai, Argjentina, Kili dhe Paraguai i kanë paraqitur Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) një ofertë të përbashkët për të organizuar botërorin e vitit 2030.
Uruguai është shteti që organizoi turneun e parë botëror të futbollit në vitin 1930 dhe Presidenti i Federatës Uruguaiane, Alejandro Dominguez thotë se “për ta festuar si duhet 100-vjetorin Kupa e Botës duhet të kthehet në shtëpi”.
Spanja dhe Portugalia kanë paraqitur gjithashtu ofertë për të organizuar botërorin e vitit 2030.
Në finalen e vitit 1930 Uruguai e mundi Argjentinën duke u shpallur kampione.
Kili ka organizuar më parë botërorin e vitit 1962 ndërsa Argjentina botërorin e vitit 1978.
Botërori i këtij viti (2022) organizohet në Katar, ndërsa botërori i vitit 2026 do të organizohet mes Kanadasë, SHBA-së dhe Meksikës.
FIFA zyrtarisht parashikon ta ndajë vendin organizator për botërorin e vitit 2030 pas vitit 2023.