1 qershori nis me temperatura të larta

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë paradites do të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit.

Ndërsa në orët e pasdites parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

*Tibo News