1 në 5 punonjës në Shqipëri punon me orar të zgjatur

47 mijë të punësuar në Shqipëri punojnë mbi 48 orë në javë. Ky numër është sa 19 % e të gjithë të punonjësve me ose pa pagë, të cilët punojnë mbi normën e përcaktuar nga Kodi i Punës, që është 40 orë në javë. Për këta individë puna merr rreth 10 orë në ditë, kur merren dy ditë pushim dhe 8-9 orë kur merret vetëm 1 ditë pushim.

Të dhënat tregojnë, se në vitin e pandemisë, orët e gjata të punës prekën një numër më të vogël punonjësish, për t’u kthyer sërish tek e njëjta kuotë, një vit më vonë. INSTAT ka parë se mbingarkesa në treg e punës përfshin më shumë meshkujt dhe kjo kategori është e lidhur me punën në bujqësi, biznes familjar apo profesionet e lira. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e të punësuarve punojnë nga 40 deri në 48 orë në javë, dhe pjesa tjetër punon me orë të shkurtra javore nga 15 deri në 39.