1 në 3 fëmijë në Shqipëri kanë probleme me sytë

Një në tre fëmijë në Shqipëri kanë probleme me shikimin. Të dhënat e publikuara vijnë nga programi i depistimit të fëmijëve për shikimin, dhe fatkeqësisht të dhënat tregojnë se këto probleme po rriten nga viti në vit.

Mjekët okulistë thonë se depistimi nëpër shkolla ka treguar që një pjesë e rëndësishme e fëmijëve kanë problem me shikimin. Nga 10 fëmijë, 20-30 % e tyre kanë shfaqur probleme me shikimin.

Më e shfaqur është miopia apo problemi ne shikimin larg.

Problematikat në rritje me shikimin, specialistët e lidhin me përdorimin me pajisjet teknologjike për një kohë të gjatë.

Specialistët këshillojnë kufizimin e përdorimit të tabletave, apo telefonave, si dhe të mos qëndrohet për shumë orë në televizior, për të evituar apo ulur problemet sa i përket shikimit.