AlbanianEnglish

1/3 e familjeve shqiptare kanë të paktën një borxh

Gati 1/3 e familjeve shqiptare kanë të paktën një borxh për të shlyer.

Këto janë gjetjet e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilit mbi gjysma e tyre, nuk i drejtohen bankave, por marrin para borxh te familjarët apo të afërmit për të blerë një makinë apo për të mbuluar shpenzime të tjera në jetën e përditshme.

Pjesa tjetër i drejtohen bankave apo institucioneve të tjera jo banka për të marrë hua, borxh që e përdorin kryesisht për blerje banese, rinovim apo për mobilimin e shtëpisë.

Veç tyre, shqiptarët marrin kredi për të blerë një makinë, për t’u shkolluar, për të shlyer borxhet e tjera apo për shpenzime të papritura, siç janë ato për shëndetin në rast të trajtimeve apo ndërhyrjeve të kushtueshme që duhet të kryejnë.

*Tibo News.

You don't have permission to register